Bia Khalifa në spital pas sulmit të panikut nga stresi në Instagram
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 4” dhe një prej figurave të njohura të rrjeteve sociale, Bia Khalifa, ka treguar se po kalon një periudhë të vështirë që ka ndikuar edhe në gjendjen e saj shëndetësore.
Përmes një postimi në Instagram, ajo ka ndarë me ndjekësit një moment delikat, ku shihej në një ambient mjekësor duke marrë trajtim me infuzione. Fotografia ka lënë të kuptohet se ajo ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore.
Në të njëjtin postim, Bia ka bërë të ditur se shkak i gjendjes së saj ka qenë stresi i madh i krijuar nga problemet me llogarinë e saj kryesore në Instagram, e cila është bllokuar ose humbur aksesin.
“Kam kaluar një sulm paniku sot. Po përpiqem ta rikthej sa më shpejt Instagramin tim. Po bëhet shumë stresuese për t’u përballuar”, ka shkruar ajo.
Situata me rrjetin social duket se e ka rënduar emocionalisht ish-banoren e BBVK-së, e cila prej vitesh ka ndërtuar një audiencë të gjerë në platformat online.
Humbja e aksesit në llogaritë kryesore shpesh përbën një sfidë të madhe për personazhet publikë, ndërsa në rastin e saj, kjo situatë ka ndikuar edhe në mirëqenien psikologjike.