VIDEO/ Legjenda e Man. United: Goli i Messit duhej anuluar, ja përse
Legjenda daneze e portës, Peter Schmeichel, ka shprehur pakënaqësinë e tij për golin e shënuar nga Lionel Messi në ndeshjen mes Argjentinës dhe Austrisë në Kupën e Botës 2026.
Sipas Schmeichel, goli i kapitenit argjentinas nuk duhej të ishte akorduar, pasi në aksionin që parapriu realizimin kishte një faull që, sipas tij, duhej të ishte sinjalizuar nga arbitri.
Messi kaloi Argjentinën në avantazh në minutën e 38-të pas një asistimi të Facundo Medina-s, duke finalizuar me një goditje të saktë nga kufiri i zonës. Megjithatë, ish-portieri i famshëm danez beson se aksioni duhej të ishte ndalur më herët për shkak të një përplasjeje ndaj një lojtari austriak.
Deklarata e Schmeichel ka hapur menjëherë debat në mediet sportive dhe rrjetet sociale, me shumë tifozë dhe analistë që po diskutojnë nëse arbitri dhe VAR-i duhej të kishin ndërhyrë para se goli të pranohej.
Peter Schmeichel says Messi's goal shouldn't have stood because of a foul in the build up of the goal
by
u/notaghostofreddit in
soccer