Protestuesi: Rama jepe dorëheqjen! SPAK heto kryeministrin dhe ata rreth tij

Nga foltorja e improvizuar para kryeministrisë, një protestues i bëri thirrje SPAK të hetojë kryeministrin dhe ata rreth tij.

“Këtu nuk ka parti politike, jemi këtu për kombin. Rroftë shqiptaria dhe Shqipëria.

Ka momente në historinë e një kombi kur indiferenca është arma e atyre që e duan kombin të dorëzuar por ky nuk është ai moment sepse të gjithë shqiptarët janë bashkë kundër sistemit të korruptuar.

Kur qytetarët humbin besimin te institucionet është detyrë e çdo qytetari të kërkojë llogari. Ju lutem SPAK bëni detyrën tuaj dhe hetoni kryeministrin dhe ata rreth tij.

Nëse duam që Shqipëria të hyjë në Europë duhet të shporrim këta që po na mbajnë peng të ardhmen.
Rama ti je askushi nuk je kryeministër, mos na acaro jep dorëheqjen! “, tha ai.

Sot është dita e 23-të e protestës para kryeministrisë ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama.