VIDEO/ Rrëshqitje dherash në aksin rrugor Maliq-Gramsh, probleme me qarkullimin
Sërish probleme në aksin rrugor Moglicë-Gramsh.
Sipas informacioneve një masiv gurësh dhe dherash kanë rrëshqitur nga shpati i malit duke zënë një pjesë të trupit të rrugës.
Rrëshqitjet janë regjistruar në afërsi të zonës së quajtur Shkëmbi i Dobërçanit.
Aktualisht është e vështirë të kalojnë mjetet por sipas informacioneve pranë baahkisë Maliq grupet e punës kanë zbritur në terren për të pastruar të gjithë masivin.