VIDEO/ Tifozët e Norvegjisë ‘pushtojnë’ Nju Jorkun, ‘vozitje vikinge’ në Times Square para duelit me Senegalin
Tifozët e Norvegjisë e kanë kthyer Nju Jorkun në një skenë të vërtetë festive në prag të ndeshjes kundër Senegalit në “MetLife Stadium”, duke sjellë atmosferë të jashtëzakonshme në zemër të qytetit amerikan.
Në ‘Times Square’, mbështetësit norvegjezë e “lyen” sheshin e famshëm me të kuqe, duke u shfaqur me fanella të kombëtares së tyre dhe duke tërhequr vëmendjen e turistëve dhe kalimtarëve. Kulmi i spektaklit ishte “vozitja vikinge’, një koreografi tradicionale e tifozëve, që u interpretua në mënyrë të sinkronizuar dhe u bë virale në rrjetet sociale.
Norway has invaded Times Square
by
u/bromosabeach in
soccer
Atmosfera festive nuk u kufizua vetëm në sheshin ikonë të Manhatanit. Tifozët norvegjezë e çuan spektaklin edhe në metronë e qytetit, ku përsëritën të njëjtën koreografi, duke kthyer vagonët në një mini-stadium lëvizës.
E gjithë vëmendja e tyre është përqendruar tek ‘ylli’ i skuadrës, Erling Haaland, i cili shihet si arma kryesore e Norvegjisë në këtë Botëror.
Nga ana tjetër, portieri rezervë i Senegalit, Mory Diaw, ka paralajmëruar për rrezikun që paraqet Norvegjia, duke theksuar se skuadra afrikane nuk duhet të fokusohet vetëm te Haaland: “Po, ata kanë Haaland, por jo vetëm. Duhet të përgatitemi seriozisht ndaj Norvegjisë.”
Ky duel pritet të jetë jo vetëm një përballje në fushë, por edhe një spektakël i madh tifozësh jashtë saj.