Nis grumbullimi në sheshin 'Skënderbej', më pas marshimi: Rama jepe dorëheqjen!

Tashmë qytetarët kanë nisur të grumbullohen në sheshin 'Skënderbej' për të vijuar më pas marshimin drejt kryeministrisë për t'i kërkuar edhe sot dorëheqjen kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohet dita e 23-të e protestës.

Ndërkohë protestat po vijojnë të marrin vëmendje të gjerë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se protestat në Shqipëri kundër qeverisë së Edi Ramës po rrisin presionin ndaj tij si brenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Analistët ndërkombëtarë shkruajnë se këto zhvillime po dëmtojnë imazhin e tij dhe po vënë në pikëpyetje mënyrën e qeverisjes dhe projektet e debatueshme në zonat bregdetare.