VIDEO/ Burimi: Protesta qytetare duhet të kalojë në agjendë politike. Duhen emra për qeverinë teknike

Gazetari dhe analisti Genc Burimi, i ftuar në emisionin "Task Force" në SYRI TV me Sonila Meçon, komentoi zhvillimet e fundit në lidhje me situatën politike në Shqipëri dhe protestën qytetare që sot ka hyrë në ditën e saj të 23.

Sipas Burimit, revolucioni qytetar shqiptar po përballet me një moment vendimtar dhe nuk mund të ecë më vetëm mbi mobilizimin popullor në rrugë. Analisti theksoi se ndërkombëtarët nuk funksionojnë mbi perceptime apo akuza politike, por kërkojnë garanci dhe alternativa konkrete për atë që vjen pas.

Sipas tij, megjithëse protesta ka arritur një mobilizim të konsiderueshëm qytetar, ajo nuk mund të mbetet pafundësisht në këtë fazë.

Burimi argumentoi se, pavarësisht refuzimit që një pjesë e protestuesve mund të kenë ndaj klasës tradicionale politike, është e domosdoshme që të krijohet një urë përfaqësimi përballë partnerëve ndërkombëtarë.

Duke iu referuar qëndrimeve të sotme të Francës dhe Gjermanisë, Burimi foli për një zhgënjim të madh të protestuesve shqiptarë.  Ai paralajmëroi se pa një platformë të qartë politike dhe pa artikulimin e një alternative qeverisëse, protesta rrezikon të mbetet pa mbështetjen që kërkon nga partnerët perëndimorë.

"Cfarë do ndodhi? Çfarë qeverie e re?

Prandaj sot, kjo protestë që ka tre javë qytetare, nuk prodhoi gjë, vetëm se një mobilizim të madh. Duhet kaluar në një agjendë politike.

E kuptoj që kjo protestë nuk e do klasën e vjetër politike, por klasa e vjetër politike ta ndihmojë këtë protestë, të përfaqësohet me një zë përpara ndërkombëtarëve, me qeverinë teknike.

Pse jo te mos perdoret Ermal Hasimja tashme negocjator brenda opozites si negociator i klasës politike me protestën dhe t'u kerkojë emra per qeverine teknike që kjo të mbrohet në Parlament dhe te ndërkombetarët nga Opozita. Qeveria teknike që do të dalë nga protesta të përcaktojë orientimin, pro europian, pro amerikan, pro Natos, pro ekonomisë së tregut. Këtë presin ndërkombëtarët , cfarë forme qeverisëse del po ra Rama, duan fakte.

Për aq kohe sa kjo mungon, del Makroni sot, në një deklaratë pa asnjë përmendje të protestës, sikur në Shqipëri kanë filluar pushimet, të del ministria e jashtme Gjermane që thotë qe protesta s'është puna jonë por punë e brëndshme e Shqipërisë.

Por para një viti kur Macroni priti  në mesin e protestave  Vuçiçin në Paris, bëri deklaratë që merrte në konsideratë protestuesit ne Serbi duke thënë na duhet nje Serbi demokratike ku të ketë dialog.
 

Në Shqipëri duhet një agjendë politike të protestës, se ndryshe ajo do tradhtohet nga Perëndimi, ashtu siç tradhtoi Macroni sot dhe Gjermania sot. Të dy na tradhtuan sot’, tha Genc Burimi' në SYRI TV.