Argjentinë-Austri (19:00), zbardhen formacionet, e gjithë bota pret rekordin e Messit

Argjentina dhe Austria kanë publikuar formacionet zyrtare përballë ndeshjes së vlefshme për xhiron e dytë të Grupit I në Kupën e Botës 2026, një duel që mund të vendosë kualifikimin për fazën me eliminim direkt.

Një fitore për secilën skuadër do të siguronte matematikisht kalimin në rundin me eliminim direkt.

Trajneri i Argjentinës, Scaloni, ka vendosur të zbresë me formacionin më të fortë, ku lideri absolut është Lionel Messi, i cili mban edhe shiritin e kapitenit. Një gol i tetë herë Topit të Artë do ta shndërronte në golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave në Botëror, rekord që, momentalisht e ndan me Miroslav Klosen.  

Në sulm është edhe Lautaro Martínez, ndërsa në mesfushë spikasin Rodrigo De Paul, Alexis Mac Allister, Enzo Fernández dhe Thiago Almada.

Në mbrojtje rreshtohen Nahuel Molina, Cristian Romero, Lisandro Martínez dhe Nicolás Tagliafico, ndërsa në portë është Emiliano Martínez.

Një duel i fortë pritet në fushë, me Argjentinën që kërkon të vulosë kualifikimin, ndërsa Austria synon surprizën dhe qëndrimin në garë për fazën tjetër.