Deputetja e PD, Denisa Vata: Të gjithë në protestë
Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të dalin në protestë për të drejtat e tyre.
Duke publikuar në rrjetet sociale pamje nga protestat në Burrel, deputetja Vata fton banorët e kësaj zone që ti bashkohen protestave që po zhvillohen në Tiranë dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë.