Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit
Një aksident ka ndodhur në fshatin Çërravë të Pogradecit.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet bujqësor ka dalë nga rruga duke u rrëzuar në përroin e fshatit.
Për pasojë, drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Pogradecit për mjekim.
Deri më tani, mësohet se nuk paraqet rrezik për jetën. Policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur në vendngjarje për të bërë zbardhjen e rrethanave të aksidentit.