Presidenti i Federatës së Brazilit bën shaka me Neymar: I pari futbollist i Kombëtares që punon nga shtëpia

Presidenti i Brazilt, Luiz Inacio Lula da Silva, ka bërë shaka me Neymarin, të cilin e ka konsideruar si lojtarin e parë që punon nga shtëpia për Kombëtaren pesë herë kampione të botës.

Edhe pse është grumbulluar nga Carlo Ancelotti, Neymar ende nuk ka debutuar në Botërorin 2026 pasi vuan nga një dëmtim. Trajneri italian është siguruar nga stafi i mjekëve se Neymar mund të rikthehet në kohë për të luajtur ndeshjen me Skocinë.

Duke folur në një event në Belo Horizonte, ku lajmëroi investime të reja në sektorin e shëndeti publik specifikisht për onkologjinë, “Lula” pyeti një djalë të vogël se kush prej lojtarëve të Brazilit i kishte bërë më shumë përshtypje.

“Neymar”, u përgjigj djaloshi, i cili nuk mund të priste kurrë atë përgjigje që i dha presidenti.

“Djalosh, Neymar nuk ka luajtur fare. Ai është lojtari i parë në historinë e kombëtares sonë që punon nga shtëpia”, tha Lula duke qeshur, duke iu referuar kështu sistemit të punësimit gjatë pandemisë ku shumë punëtorë, për të mos përhapur virusin, u ftuan që të punon nga shtëpia.