SYRI TV/ Moratoriumi i gjuetisë penalizoi gjuetarët e Vaut të Dejës
Nuk ka dhënë asnjë rezultat pozitiv moratoriumi në Shkodër. Gjuetarët në Vaun e Dejës shprehen se, në vend që të shtoheshin shpendët, janë shtuar kafshët e egra, duke shkaktuar shumë dëme.
“Moratoriumi i gjuetisë ka qenë famëkeq, sepse nuk ka dhënë asnjë rezultat”, shprehen gjuetarët e Vaut të Dejës, duke shtuar se kjo situatë i ka penalizuar, pasi në vend që të shtoheshin shpendët, janë shtuar kafshët e egra, duke shkaktuar një dëm shumë të madh. Gjuetarët shtojnë se ka pasur denoncime nga shoqatat për gjuetinë e paligjshme.
Për të rritur numrin e shpendëve të zhdukur nga gjuetia e paligjshme, shoqata e gjuetarëve në Vaun e Dejës ka hedhur 100 krerë shpendësh për shumim në zonë.