Durrës/ Po ndiqej nga policia, i shpalluri në kërkim përplas me makinën e tij 4 automjete dhe pastaj me vrap…
Një aksion policor për kapjen e një personi në kërkim ka përfunudar me aksident.
Sipas raportimeve, disa efektivë policie kanë qenë në ndjekje të një shtetasi të shpallur në kërkim, i cili sapo ka diktuar praninë e forcave të rendit, ka shtuar shpejtësinë në tentativë për t’u larguar.
Për t’i shpëtuar prangave, ai ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka manovruar në mënyrë të rrezikshme, duke përplasur katër automjete të tjera që ndodheshin të parkuara në anë të rrugës.
Pas goditjes, raportohet se autori ka dalë me shpejtësi nga dera e shoferit dhe ia ka mbathur me vrap përmes rrugicave të lagjes për të humbur gjurmët, duke u ikur nga duart policëve.
Identiteti i tij ende nuk bëhet me dije, ndërsa thuhet se vijojnë kërkimet për kapjen e tij.