Trump kritikon Melonin dhe aleatët evropianë: Nuk vlerësojnë shpenzimet e SHBA-së
Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar një postim të fundit në rrjetin e tij social Truth Social, ku kishte kritikuar kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe politikat e Italisë brenda NATO-s.
Në një intervistë për Tgcom24, Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara po “trajtohen shumë keq” edhe nga aleatë të afërt si Italia. Sipas tij, vendet evropiane nuk po e vlerësojnë mjaftueshëm kontributin financiar të SHBA-së për mbrojtjen e tyre.
Presidenti amerikan u ndal edhe te NATO, duke theksuar se disa vende anëtare “kanë vepruar keq” ndaj Uashingtonit dhe nuk kanë mbajtur barrën e tyre të përgjegjësive në kuadër të aleancës.
I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara mund të tërhiqen nga NATO, Trump shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë.
“Nuk dua t’ju them”, u shpreh ai, duke lënë të hapur mundësinë e ndryshimeve në qëndrimin amerikan ndaj aleancës ushtarake.