Zyrtarët socialistë në protestë kundër Ramës/ Luli: Duhet të japë dorëheqjen dhe të nisin hetimet

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, ish kandidati i PS për qarkun e Pukës në vitin 2017, Paulin Luli, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe reagimet pas fjalës së tij në protestën kombëtare të qytetarëve ku kërkohet tashmë prej 22 ditësh dorëhejqa e Ramës.

I pyetur për reagimet dhe sulmet që erdhën nga deputetët e rinj të PS pas fjalimit të tij, Luli u shpreh se pas këtyre komenteve qëndron një fushatë sulmesh politike ndaj tij, duke theksuar se ndërgjegjja e tij është e qetë dhe se Sara Mile apo zonja Bilali duhet të shikojnë çështjet e tenderave dhe akuzat që hidhen ndaj tyre.

A ka vijuar me akuza të forta ndaj përfaqësuesve të mazhorancës dhe mënyrës së qeverisjes, duke u ndalur edhe te çështja e korrupsionit, për të cilin tha se “fillon nga koka dhe jo nga këmbët”, duke lënë të nënkuptohet se përgjegjësia kryesore bie mbi Ramën.

 Sipas tij, situata aktuale kërkon përgjegjësi politike, duke nënkuptuar se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të hapen hetimet.

Gjithashtu, ai ritheksoi qëndrimet e tij kritike ndaj disa figurave të mazhorancës, duke kërkuar që institucionet të veprojnë dhe të mos mbeten vetëm në nivel deklaratash politike.

Pjesë nga deklarata:

Tani, si u ndjetë kur gjatë kësaj fundjave pas fjalimit tuaj ju sulmuan gati barbarisht dhe e thanë edhe me një lloj ironie që “ja, i drejtuan të gjitha rezervat e shtetit, bëri lekë dhe iku”? Nga eksponentët e PS-së, eksponentët e rinisë së PS-së...

Unë e kam ndërgjegjen e pastër. Unë e kam ndërgjegjen e pastër, nuk kam bërë... nuk kam futur duart askund... gjithçka e kam me djersë. Për mendimin tim, zonja Bilali tregoi një nivel të dobët që ka, një nivel i ulët që përdori ndaj meje. Por unë nuk kam pse të merrem me njerëz që kanë këtë nivel, sepse është e akuzuar për disa tendera të vegjël... tendera që janë shpërndarë në mënyrë të pabarabartë. Është thjesht një ushtare e radhës që ka kryeministri dhe nuk më shqetëson mua Edona. Edona mua më bën reklamë, asgjë më shumë.

Ajo zonja Sara Milen, faktikisht nuk e njihja shumë, vetëm më vonë mësova që ishte deputete, por i mbylli komentet nga publiku. S’kam çfarë të komentoj për të. Po të lexosh komentet...

Po ec, se nuk meriton të jetë përfaqësuese e komunitetit të Elbasanit. S’e meriton, është... ka ardhur në pushtet nga... nga bandat, në siguri nga mandati i kaluar, ashtu është e pamundur... me vota të blera, gjithçka. Nuk e di, nuk e njihja për atë, as nuk e njoh. Sidoqoftë, Edonën e kam pasur në një-dy kontakte, thjesht...

Kemi qenë në një takim, besoj rreth tre vite e gjysmë më parë... në Shkodër. Takimi ka qenë... në një mbledhje. Dhe në takim, në tavolinën e punës, mbase kemi qenë në një tavolinë të përbashkët.

Kemi pasur disa marrëveshje, angazhime që, të them të vërtetën, ai nuk i ka respektuar. Dhe unë ia rikujtova edhe një herë në këtë takim. Ai u mor me punë të tjera, në rregull, i thashë unë. Është mirë që të japë dorëheqjen. S’ka kuptim. Mënyra arrogante me të cilën drejton qeverinë është shumë e ulët. Nuk është ai njeri që vetëm mendimi i tij është i drejtë. Ka edhe njerëz të tjerë që mendojnë ndryshe. Dhe s’e kemi zgjedhur për të drejtuar në këtë mënyrë. Të japë dorëheqjen. Ta shohim.

Kjo është si pyetje naive. Po nëse këtu ka korrupsion, korrupsioni fillon nga koka, jo nga këmbët. Dhe të gjithë ndërkombëtarët, edhe mediat, e kanë bërë të qartë; investigimet e SPAK-ut, edhe ata... Këtu dihet hapur që ka korrupsion. Kjo nuk është vend normal, sepse po të ishte normal, s’do ishim ne dhe gjithë ata njerëz atje në protestë, në rrugë.