EMRI/ Aksident me vdekje në rrugën nacionale Çermë - Divjakë
Një Aksident me vdekje ka ndodhur sot në rrugën nacionale Çermë Divjakë.
Një motoçikletë ka përplasur një grua duke kaluar rrugën nga njera anë në tjetrën.
Ajo është Ike Dervishi rreth 71 vjeç që ka humbur jetën në vend nga përplasja.
Ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin motoçikletës shtetasin Leandro Xhillari 22 vjeç.
Divjakë/ Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në aksin rrugor “Çermë Proshkë-Divjakë”, shtetasi L. Xh., 24 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi, ka përplasur këmbësoren I. D., 71 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e motomjetit, shtetasin L. Xh., në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.