Ngadalësohet trafiku në Hormuz, pasi Irani thotë se ka mbyllur sërish ngushticën
Numri i anijeve që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit ra ndjeshëm, pasi Teherani tha se e ka mbyllur sërish këtë rrugë të rëndësishme detare, tregojnë të dhënat e transportit detar.
Teherani tha se e ka mbyllur ngushticën - përmes së cilës para luftës kalonin rreth 20 për qind e furnizimeve botërore me naftë dhe gaz - në shenjë hakmarrjeje ndaj shkeljeve të një marrëveshjeje të përkohshme armëpushimi nga SHBA-ja dhe Izraeli.
Të dhënat nga firma analitike, Kpler, treguan se më 21 qershor vetëm pesë anije kaluan ngushticën, nga 26 të regjistruara një ditë më parë.
Tri prej tyre u identifikuan si anije shumë të mëdha për transport nafte (VLCC) - secila me rreth 2 milionë fuçi naftë dhe karburant të papërpunuar saudit - dhe njëra prej tyre ishte duke u drejtuar për në Japoni.
Disa anije mund të mos jenë përfshirë në statistika, sepse kanë fikur pajisjet e gjurmimit gjatë kalimit në Gjirin Persik./ REL/