Të shtëna me armë në një shkollë në Filipine, tre nxënës të vrarë dhe disa të plagosur
Tre nxënës u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën kur dy persona hapën zjarr në një shkollë të mesme në Filipinet qendrore, thanë zyrtarët e policisë.
Dy të dyshuar për sulmin janë arrestuar. Një nga sulmuesit e dyshuar është një nxënës i shkollës së mesme në qytetin e Taclobanit, ku ndodhi të shtënat.
Një hetim për atë që çoi në sulm është duke u zhvilluar, dhe policia ka vendosur forca për të rritur sigurinë.