SYRI TV/ Bushati e Spiropali 'shpërthejnë' ndaj Ramës, ish-ministri: Po e trajton atdheun si plaçkë
Ish- Ministri i Edi Ramës për europën dhe punët e jashtmë Ditmir Bushati i është kundërpërgjigjur kryeministrin Edi Rama duke deklaruar se shqiptarët po protesojnë kundër trajtimit të vendit si plaçke nga ana e tij. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish ministri i Ramës, hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit për aleanca me krimin dhe me oligarkë. Ndërkohë ka reguar dhe deputetja Elisa Spiropali, që tha se koha është për një 'marrëveshje të re'.
SYRI TV
Ish-Ministrat e Edi Ramës për europën dhe punët e jashtme Ditmir Bushati dhe Elisa Spiropali kanë reaguar pas protestës historike të mijëra shqiptarëve që kërkuan largimin e qeverisë aktuale dhe kryeministrit Rama. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, fillimisht ka qenë Ditmir Bushati ai i cili ka deklaruar se shqiptarët po protesojnë kundër trajtimit të vendit si plaçke nga ana e Edi Ramës. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish ministri i Ramës, hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit për aleanca me krimin dhe oligarke.
“Nuk janë të nxitur nga Irani, as nga algoritmet, e aq më pak të humbur në qëllimet e tyre. Janë shqiptarë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë. Të vetëdijësuar për pasojat e aleancës së dëmshme mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar. Janë qytetarë që besojnë se Shqipëria meriton më shumë: më shumë drejtësi, më shumë dinjitet, më shumë shpresë dhe më shumë mundësi për të gjithë. Çdo ditë që kalon e forcon bindjen se Shqipëria e Re nuk është thjesht një aspiratë, por një kapitull i pashmangshëm që duhet përqafuar. Ky është një moment që kërkon reflektim të thellë, urtësi dhe përgjegjësi”
Ndërkohë në lidhje me protestat masive ka reaguar edhe Elisa Spiropali. Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka folur për një “Marrëveshje të Re” dhe nevojën për ndryshime të thella brenda forcës së saj politike.
“Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë. Shqipërinë që duam të ndërtojmë duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane. Për ta arritur këtë, Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe. Ta bëjmë Marëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh, se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin.”
Reagimet e Bushatit dhe Spiropalit vijnë një ditë pas sulmeve të Edi Ramës drejtuar protestuesve si dhe shigjetimeve të hedhura prej tij ndaj atyre që mendojnë ndryshe brenda PS.