Pas 25 minutave të para, Irani ka lënë përshtypje shumë të mira ndaj favoritëve belgë, ndërsa Beiranvand dhe Taremi kanë qenë protagonistët kryesorë të skuadrës aziatike, pavarësisht golit të anuluar nga VAR-i.

Mbrojtësi Nathan Ngoy u ndëshkua drejtpërdrejt me karton të kuq në minutën e 66-të nga arbitri Dario Herrera, i cili nuk hezitoi aspak pas ndërhyrjes së futbollistit belg. Gjyqtari e konsideroi ndërhyrjen mjaft të ashpër dhe nxori menjëherë kartonin e kuq.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/June/21/auto_Screenshot_2026-06-21_2246591782075858.png", "width": 900, "height": 599 } }

VIDEO/ Belgjika luan gjysmë ore me një lojtar më pak, por Irani nuk përfiton, barazimi i tretë radhazi në Grupin G

Përfundoi pa gola sfida mes Belgjikës dhe Iranit, e vlefshme për raundin e dytë të Grupit G. Një rezultat që mban gjithçka të hapur në ndeshjet e treta sa i përket kuyalifikimit.  

Irani mendoi se kishte kaluar në avantazh në përballjen ndaj Belgjikës, por festa e Mehdi Taremit zgjati shumë pak. Në minutën e 25-të, sulmuesi iranian dërgoi topin në rrjetë pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Ehsan Hajsafi, duke mposhtur portierin belg me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të portës.

Goli i anuluar i Taremit

Megjithatë, pas ndërhyrjes së sistemit VAR, goli u anulua, duke i mohuar Taremit kënaqësinë e realizimit dhe Iranit epërsinë e merituar në ato momente të takimit.

Ndeshja kishte nisur me raste në të dyja portat. Belgjika iu afrua golit në minutën e 9-të, kur Maxim De Cuyper provoi nga afër, por portieri Alireza Beiranvand reagoi në mënyrë fantastike. Gardiani iranian ishte përsëri vendimtar në minutën e 22-të, kur ndali një goditje të fortë të Youri Tielemans, duke shpëtuar portën e tij nga një gol i sigurt.

Edhe Irani kishte dhënë sinjalet e para në minutën e 14-të, kur Hossein Kanaani provoi me një goditje të rrezikshme drejt këndit të majtë, por portieri belg arriti ta neutralizonte.

Thibaut Courtois save vs. Iran 14'
by
u/Ryponagar in
soccer