Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës, brohoritje në kor: Rama jepe dorëheqjen

Me thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, qytetarë të shumtë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës që po zhvillohet në kryeqytet.

Pas disa orësh tubimi dhe fjalimesh në bulevardin kryesor, protestuesit nisur marshimin , duke shënuar protestën e 22-të të kësaj serie.

Pjesëmarrësit po largohen nga pika e grumbullimit dhe kanë vijuar drejt akseve të ndryshme të kryeqytetit, duke përsëritur kërkesat e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime politike.

Edhe këtë herë, protesuesit kanë zgjedhur një itinerar të ndryshëm nga protestat e mëparshme.

Tubimi i mbrëmjes është shoqëruar me një pjesëmarrje të lartë qytetarësh, ndërsa marshimi nisi nën thirrje dhe mesazhe kundër qeverisë.