‘Diaspora është me ju 100%’/ Shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë
Një emigrant shqiptar nga Kanadaja përcolli një mesazh emocional para protestuesve, duke theksuar mbështetjen e komunitetit shqiptaro-kanadez për lëvizjen qytetare që po zhvillohet në Tiranë.
Ai tha se shqiptarë të shumtë në Vancouver, Toronto, Ottawa dhe Montreal janë solidarizuar me protestën dhe ndjekin me vëmendje zhvillimet në Shqipëri.
Në fjalën e tij, emigranti u shpreh se për shumë vite kishte besuar se ndryshimi do të vinte nga diaspora, por se tashmë është bindur se zgjidhja ndodhet te qytetarët që janë ngritur në protestë. Ai siguroi se diaspora do të vazhdojë të mbështesë protestuesit dhe përpjekjet e tyre për ndryshim.
Emigranti: Emocion i jashtëzakonshëm për mua me qenë këtu. Me mijëra shqiptaro-kanadezë janë mbledhur në Vancouver, Toronto, në Ottawa, Montreal, në përkrahje të këtij sheshi! Unë gjithmonë kam menduar se zgjidhja, zgjidhja për këtë vend vjen nga diaspora. Paskam qenë jashtëzakonisht gabim. Dhe jam krenar që jam gabim. Zgjidhja është në këtë shesh! Zgjidhja është këtu, zgjidhja na përket ne. Diaspora është me ju 100%. Jemi këtu për t'ju përkrahur, për t'ju dhënë zemër, për t'ju dhënë krah. Jemi me ju, zgjidhja është këtu. Zoti ju bekoftë të gjithëve! Faleminderit!