Shpifja në protestë, Malltezi: Mashtruese ordinere dhe idiote, që duhet të paraqesë çdo fakt që ka

Drejtuesi i departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar në lidhje me shpifjet gjatë një fjalimi në protestë, se Argita Malltezi dhe familja kishin marrë dhjetëra hektarë tokë në Divjakë.

Sipas tij, shpifësja Tatjana Zhuri duhet të paraqesë çdo fakt që ka, për atë që ka deklaruar.

Reagimi i Jamarbër Malltezit:

Kjo shpifësja më thonë që quhet Tatjana Zhuri dhe sot paska deklaruar edhe që Malltezi ka zhvendosur Lagunën e Karavastasë. Kësi mashtruesish ordinere angazhon Edi Rama por ndonëse qenka edhe shpifëse edhe idiote, duhet të mbajë përgjegjësi dhe të paraqesë çfarëdo fakti nëse ka.