VIDEO/ Shqiptarët në protestë, presidenti ‘luan’ në Kirgizistan

Prej 22 ditësh, në Tiranë vijojnë protestat qytetare ku pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe adresimin e shqetësimeve të tyre sociale, ekonomike dhe politike.

Megjithatë, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili sipas Kushtetutës përfaqëson unitetin e popullit, nuk ka pasur asnjë reagim publik lidhur me këtë situatë që ka përfshirë kryeqytetin dhe ka nxitur debate të shumta në opinionin publik.

Në vend të një mesazhi apo thirrjeje për dialog në një moment të tensionuar politik, kreu i shtetit është shfaqur dy ditë më parë në Kirgizistan, ku mori pjesë në aktivitete dhe lojëra tradicionale të organizuara gjatë vizitës së tij zyrtare.

Kjo mungesë reagimi ndaj zhvillimeve në vend është kritikuar nga protestues dhe komentues publikë, të cilët presin që institucioni i Presidentit të luajë një rol më aktiv në dëgjimin dhe përfaqësimin e shqetësimeve të qytetarëve.