Ronaldinho: Ravenna? Më 23 qershor do të ketë një njoftim me shumë surpriza

Po afrohet dita kur pritet të zbulohet e gjithë e vërteta për rikthimin e mundshëm në fushë të Ronaldinho-s. Ylli brazilian është shumë pranë nënshkrimit me klubin italian Ravenna, megjithatë ai ka zgjedhur të mos japë shumë detaje përpara kohe.

Gjatë një konference për shtyp në Nju Jork, Ronaldinho u tregua i kujdesshëm, duke lënë gjithçka të hapur për ditët në vijim:

“Më 23 qershor do të ketë një njoftim, dhe do të jetë me shumë gjëra. Jam i lumtur për këtë bashkëpunim të ri,” – u shpreh braziliani.

Deklarata e tij ka rritur edhe më shumë pritshmëritë rreth një rikthimi të pazakontë në futbollin italian, ku Ravenna pritet të përfitojë jo vetëm nga emri i madh i ish-yllit të Barcelonës dhe Milanit, por edhe nga vëmendja e jashtëzakonshme mediatike që shoqëron çdo hap të tij.

Tani të gjitha sytë janë drejtuar nga data 23 qershor, kur pritet të bëhet zyrtarizimi dhe të sqarohen detajet e këtij projekti surprizë.