‘Ka rënë propaganda 14-vjeçare’/ Bushkolaj: Rama po fshihet pas ‘Zvërnecit’ për t’iu shmangur llogaridhënies
I ftuar në SYRI TV me Edvin Parrucën, gazetari Elkier Bushkolaj deklaroi se protesta qytetare kundër qeverisë ka rrëzuar propagandën shumëvjeçare të Edi Ramës dhe nuk lidhet me algoritmet e rrjeteve sociale apo me debatet që qeveria përpiqet të imponojë në opinionin publik.
Sipas Bushkolajt, qytetarët që marrin pjesë në protesta ngrejnë shqetësime konkrete që lidhen me çmimet, shëndetësinë, arsimin, pensionet dhe emigrimin, ndërsa akuzoi kryeministrin se po përdor çështjen e Zvërnecit për të shmangur transparencën dhe përgjegjësinë për problemet reale me të cilat përballen shqiptarët.
Intervista në studio:
Bushkolaj: Nëse deri sot Edi Rama ka qenë mbreti i klikimeve dhe mbreti i rrjeteve sociale në Shqipëri dhe mbaj mend që dikur për ironi të fatit kishte një përçmim për ata që përdornin Facebook-un, të njëjtin përçmim që përdor dhe për ne gegët që nga tregojmë nga njëherë që jemi me ç... apo gërmat e tjera për shkak se e kemi gjenetikisht. Dikur konsideronte idiot kush përdorte Tëitter. Tani ka filluar përdor Tëitter vetëm kur është në hall, që të evitojë përballjen me ata protestues. Por algoritmi është pjesë e propagandës dhe të paktën në këtë protestë ka rënë propaganda e 14 viteve. Pra nuk është më çështje algoritmi, është çështje e mirëfilltë ekonomike. Unë kam qenë në protestë që në ditën e parë të saj, për hir të së vërtetës, jam bashkëngjitur që në ditën e parë dhe normalisht si çdo gazetar aty nuk shkojmë thjesht vetëm për të protestuar si qytetarë, por shkojmë edhe si pjesë e emisionit tonë. Dhe kam pyetur të paktën mbi 15 protestues, kryesisht të rinj, profile të ndryshme, kishte nga ata studentë, kishte nga ata edhe gjimnazistë, kishte të pjesës së shtresës së mesme, kishte të moshuar. Dhe asnjëri prej tyre nuk më përmendi as Zvërnecin dhe as investimin e huaj. Të gjithë u ndalën te çështje konkrete. Dikush te spitali, dikush te shkolla, dikush te çmimet, dikush te emigrimi, dikush te pensioni i prindërve. Edhe që aty e kuptova që kjo është një protestë që është kundër qeverisë dhe nuk ka lidhje me investimet e huaja. Dhe nëse do të mbetemi tek investimet e huaja, Rama kërkon që thelbi i debatit të jetë Zvërneci, se kërkon që të shmangë llogaridhënien për çështjet e tjera. Zvërneci ha debat, por thelbi i Zvërnecit është një element që qeveria do të duhet të bëjë transparencë. Dhe pyetja që duhet t'i shtrohet Edi Ramës nëse do të flasim për Zvërnecin: a e ka bërë pjesë dhëndrin e presidentit të Shteteve të Bashkuara me trafikantë droge? Pra, në një skenar pastrimi parash droge, po themi sikur mund të jetë në Durrës apo sikurse e kemi parë... konstatimet e SPAK-ut në kullat e Tiranës apo në shumë objekte. Pra ky duhet të jetë thelbi nëse ne flasim për Zvërnecin. Edhe e dyta, kur vjen puna te Zvërneci, ka apo nuk ka tjetërsim pronash? Gjyqtarë që kanë qenë të përfshirë në vendime për tjetërsimin e pronave, a janë apo nuk janë përfitues tokash në Zvërnec? Qeveria këto të dyja duhet të sqarojë.
Parruca: Po e gjithë kjo... po edhe fakti a duhet ndërtuar atje, pavarësisht është i huaj apo jo investuesi, çfarë rëndësie ka?
Bushkolaj: Fakti është që shqiptarët duan transparencë, nuk është vetëm Zvërneci në këtë histori. Janë bazat detare, janë bazat ushtarake, të cilat do kenë të njëjtin fat me të njëjtën mungesë transparence. Iku Porti i Durrësit...
Parruca: Na iku Porti i Durrësit, siç do vijë investitori i huaj...
Bushkolaj: Iku Porti i Durrësit, 2.4 miliardë euro i Portit të Durrësit pra. Ne jemi në këto kushte kur kemi disa anonimë që propozojnë projektligje të tilla, deputetë që nuk i njeh askush dhe nuk i ka votuar askush, pasi në fund të ditës për shkak të sistemit është votuar një sigël, që marrin vendime që do impaktojnë në një shekull apo dy shekuj më pas. Dhe mbi të gjitha që shitet copash Shqipëria. Por që të jemi konkretë, algoritmi nuk është. Janë çmimet. Algoritmi nuk është. Është shëndetësia falas, se për ironi të fatit Shqipëria është ndër të paktat vende ku shëndetësia falas nis me traun, me pagesë. Këto na thonë shëndetësia falas, por ne që kur shkojmë te trau i parkimit, ne do paguajmë për parkimin, të mos flasim pastaj për shërbimet e tjera. Kur flasim për paratë e pista që injektohen në ekonomi, ne kemi 10 vjet që thonë shqiptarët nuk po planifikojmë dot pushime, nuk po planifikojmë dot pushime për shkak se janë rritur çmimet në jug të vendit. Pse ndodhi kjo? Ndodhi kjo se jugu i vendit u përdor si fillim, një oaz ku pastroheshin paratë e pista. Ku pastroheshin paratë e pista pra ti kishe resorte luksoze që nuk u interesonte nëse kishte klientë apo nuk kishte klientë. Pasi mjaftonte të shtypnin faturat tatimore dhe zëre se ishin plot. Edhe kjo shifra 12 milionë turistë është një shifër e sforcueshme, se nuk është reale. Janë njerëz që hyjnë e dalin, njerëz që e përdorin këtë vend tranzit, janë shqiptarët e Kosovës që sa herë kalojnë kufirin dhe vijnë çdo fundjavë për të bërë plazh në Shqipëri quhen si turistë, janë ata familjarët tanë, se të gjithë e kemi pjesën më të madhe të familjes e kemi në emigrim, që sa herë vijnë vizitojnë prindërit apo familjarët e tyre apo për sebete, konsiderohen turistë. Dhe është një narrativë që i shërben rënies drastike të euros. Del Banka e Shqipërisë...