‘Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë’/ Qindra shqiptarë në Berlin sërish në protestë

Qindra shqiptarë janë mbledhur sërish sot në Berlin të Gjermanisë për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe ndryshime të menjëhershme politike në Shqipëri.

Protesta vjen vetëm një ditë pasi mijëra pjesëtarë të diasporës shqiptare u mblodhën në Bulevardi Dëshmorët e Kombit, ku i vendosën një ultimatum 24-orësh kreut të qeverisë për t’u larguar nga detyra.

Organizatorët paralajmërojnë se mobilizimi i shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit do të vijojë edhe në ditët në vijim, deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.