'Marrëveshjeje të Re për Shqipërinë'/ Spiropali - Ramës: Mblidh mendjen! PS do të pastrohet nga ndryshqet dhe pehlivanllëqet
Elisa Spiropali, ka përcjellë një mesazh të fortë për reformimin e brendshëm të Partisë Socialiste të Shqipërisë, duke folur për nevojën e një “Marrëveshjeje të Re për Shqipërinë”. Duke iu kundërpërgjigjur kështu sfidës së djeshme të Edi Ramës i cili e sulmoi në takimin me Grupin Parlamentar duke thënë se propozimi i Spiropalit nuk do të vinte kurrë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali thekson se partia duhet të vetëpastrohet, të bëhet më demokratike dhe më dinamike, në mënyrë që të kontribuojë në ndërtimin e një Shqipërie më të drejtë dhe më europiane. Mesazhi i saj vjen si një kundërpërgjigje ndaj kërkesave të panegociushme të protestueve që kanë pushtuar sheshet e Shqipërsë dhe mbarë botës dhe kërkojnë largimin e tij nga posti i kreut të qeverisë.
Reagimi i Spiropalit:
Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë.
Shqipërinë që duam të ndërtojmë duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane.
Për ta arritur këtë, Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe.
Ta bëjmë Marëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh, se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin.