Sot mbahet protesta e 22-të në Tiranë - Kërkohet dorëheqja pa kushte e Ramës
Revolta popullore po bëhet gjithnjë e më e madhe, ku çdo orë që kalon numri i pjesëmarrësve rritet dhe Diaspora ‘derdhet’ drejt Tiranës.
Do të mbahet sot në orën 19:00 protesta e 22 masive para Kryeministrisë, ku qytetarë do të vendosen sërish para Kryeministrisë e do të kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pa kusht të kryeministrit Edi Rama.
Ashtu siç ndodhi edhe në protestën e djeshme, diaspora pritet të jetë pjesë e marshimit.
Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas tri javësh demonstrata të pandërprera.
Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi. Pjesëmarrja e diasporës është një tregues se pakënaqësia ndaj qeverisë nuk kufizohet vetëm brenda territorit të Shqipërisë.
Tubimi pritet të nisë në orën 19:00 te sheshi ‘Skënderbej’ dhe më pas do të marshohet drejt Kryeministrisë.
Dita e 21-të e protestave antiqeveritare shihet si një provë e rëndësishme për vazhdimësinë e revoltës qytetare, e cila prej tre javësh ka mbajtur në qendër të vëmendjes zhvillimet politike në vend.
Mbrëmjen e djeshme, që ishte edhe ndër protestat më të mëdha të mbajtura ndonjëherë, qytetarët jo vetëm rrethuan kryeministrinë, por edhe e gdhinë para godinës qeveritare,