Tragjike në Durrës/ Humb jetën 11-vjeçari duke u larë në det, rojet bregdetare mungonin
Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të diel në plazhin e Durrësit, ku një 11-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën teksa po lahej në det.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 10:35 në lagjen nr. 13, i mituri dyshohet se është mbytur aksidentalisht.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të ngjarjes.
Rasti ka rikthyer edhe një herë vëmendjen te siguria në plazhe, ku në zonën e Golemit janë ngritur shqetësime për mungesë të rojeve bregdetare dhe infrastrukturës së nevojshme të vrojtimit, përfshirë edhe vështirësitë në ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës në terren.
Njoftimi i Policisë:
Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13, Durrës, gjatë kohës që po lahej në det, dyshohet se është mbytur aksidentalisht një 11-vjeçar, banues në Tiranë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.