Eloy Room, 15 pritje ndaj Ekuadorit, kush është portieri hero i Curaçaos
Curaçao bëri historinë teksa ndaj Ekuadorit mori pikën e parë në kampionatin botëror të futbollit. Skuadra e vendit me 156 mijë banorë barazoi këtë ndeshje me rezultatin 0-0 dhe njeriu i ndeshjes u bë pikërisht Eloy Room.
Portieri i Curaçaos ishtë një mur i pakalueshëm për futbollistët e Ekuadorit teksa bëri 15 pritje, paraqitja e dytë më e mirë e një portieri në botërorë pas asaj të Tim Howard me amerikanin që mban rekordin me 16 pritje të kryerja në një ndeshje.
I lindur në vitin 1989, Room është një portier holandez i natyralizuar si shtetas i Curaçaos dhe aktualisht është pjesë e Miami FC, në USL Championship, divizioni i dytë i futbollit në SHBA. Karrierën profesioniste ai e nisi në Holandë në radhët e Vitesse ku u aktivizua për disa sezone përpara se të kalonte te PSV Eindhoven me të cilin zhvilloi 3 ndeshje. Më pas ai përjetoi eksperienca me Columbus Creë (MLS), sërish me Vitesse dhe me Cercle Brugge në Belgjikë dhe tani është në radhët e Miami FC.
Edhe pse dikur ka qenë pjesë e ekipeve të të rinjve të Holandës, Room zgjodhi të përfaqësojë kombëtaren e Curaçao, vendi i origjinës së babait të tij.