Kaluan natën para Kryeministrisë, policia kërkon largimin e protestuesve - Qytetarët në kor: Rama jepe dorëheqjen...
Tensionet janë shënuar para godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit që kaluan natën në shesh u përballën me thirrjet e Policisë për të liruar rrugën dhe për t’u larguar nga zona.
Përmes megafonit, efektivët e Policisë u bënë thirrje qytetarëve të zhbllokojnë qarkullimin, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndërmerren masa sipas ligjit.
“Nëse rruga nuk lirohet, policia do të marrë masa”, dëgjohej në njoftimin drejtuar protestuesve.
Nga ana tjetër, qytetarët iu përgjigjën në kor thirrjeve të Policisë me sloganin: “Rama, jep dorëheqjen”, duke vijuar qëndrimin e tyre përpara Kryeministrisë.