Shqiptarët në këmbë, nuk lëshojnë sheshin as pas 5 orësh: Ju erdhi fundi, Rama jepe dorëheqjen!

Ka kaluar mesnata e 20 qershorit, jemi futur në 21 qershor.
 

Mijëra protestues vijojnë të qëndrojnë para kryeministrisë të vendosur në kërkesën e tyre për largimin e qeverisë Rama.

Ndërsa një grup tjetër po marshon në rrugët kryesore të Tiranës, Marshimi nisi në drejtim të bashkisë së Tiranës, më pas vijoi në rrugën e Barrikadave e në unazën e vogël të Tiranës.  

Protestuesit vijojnë thirrjet kundër qeverisë Rama. “O Erjon o legen prite Ramën se po vjen” apo “Rama jepe dorëheqjen’, apo 'Ju erdhi fundit'  vijojnë pa u ndalur.

Protesta sot e cila ka hyrë në ditën e 21-të, vijon të transmetohet dhe ndiqet live nga Syri.

Protesta ka nisur në orën 19:00 e vijon.