‘Rama jepe dorëheqjen’/ DW: Shqipëria po mban protestën më masive në dekadat e fundit

‘Shqipëria po mban protestën më masive kundër qeverive në dekadat e fundit’!

Kështu shkruan edicioni në shqip i Deutsche Welle për protestën e 21-të radhazi, qytetare, në Tiranë.

Deutsche Welle thekson se protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

‘Mijëra qytetarë, me mbështetjen e diasporën, u mblodhën përpara Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kjo është protesta e 21-të që mbahet në Shqipëri’, shkruan Deutsche Welle.