VIDEO/ Surprizë në Botëror, Bregu i Fildishtë ndëshkon Gjermaninë

Po luhet një nga befasitë e mëdha të Botërorit 2026, teksa Bregu i Fildishtë kryeson 1-0 ndaj Gjermanisë pas gjysmë ore lojë në përballjen e Grupit D.

Gjermanët e nisën më mirë takimin dhe krijuan disa raste të mira shënimi.

Kai Havertz rrezikoi që në minutat e para me një goditje nga distanca, ndërsa më pas provoi edhe me kokë, por portieri Yahia Fofana reagoi në mënyrë fantastike.

Edhe Jamal Musiala ishte shumë pranë golit në minutën e 18-të, por tentativa e tij kaloi ngjitur me shtyllën e djathtë.

Pak më vonë, Gjermania mendoi se kishte kaluar në avantazh me Aleksandar Pavlovic, por arbitri anuloi golin për një faull në aksion.

Kur pritej goli i “Pancerave”, goditja erdhi në anën tjetër. Në minutën e 30-të, pas një aksioni të rrezikshëm të Amad Diallo, mbrojtja gjermane nuk arriti të largonte topin dhe Franck Kessie përfitoi nga rikthimi i tij për ta dërguar në rrjetë, duke i dhënë epërsinë kombëtares afrikane.

Bregu i Fildishtë po tregohet shumë i rrezikshëm në kundërsulme, ndërsa Gjermania po vuan mungesën e konkretizimit para portës kundërshtare.

Nëse rezultati mbetet i pandryshuar, do të ishte një nga surprizat më të mëdha të këtij Botërori deri tani.

Goli i Kessie

https://dropr.co/v/46685589