FOTO/ Pankartat pikante nga protesta madhështore në Tiranë – ‘Edi i vogël pse mendueshëm...’, ‘Rama ik në paqe’...
Shqiptarët janë bërë bashkë si kurrë më parë. Protesta e sotme ka qenë e përmasave të jashtëzakonshme.
Nga SHBA, Britania, Gjermania, Italia dhe çdo cep i botës kanë ardhur emigrantëve që të kërkojnë në Tiranë largimin e Edi Ramës.
Ndërkohë në pankartat e shumta që shoqërojnë çdo natë protestën shikohen kërkesat e veçanta që bëhen. “Edi i vogël pse mendueshëm...”, “Rama ik në paqe”, “ti më largove, erdha të të largoj”. “Shqipërinë ta shiti ai”, “Edi Rama ka skadu..”, “Rinia nuk është për eksport” , janë disa nga më pikantet që godasin qeverinë dhe kreun e qeverisë.
Protesta kundër qeverisë ka tre javë që vijon. Një revoltë madhështore kundër kësaj qeverie që për vite me radhë ka vjedhur dhe punuar në dëm të shqiptarëve.