VIDEO/ Pamje me dron nga protesta madhështore e shqiptarëve kundër Ramës, bulevardi si lum njerëzish

Bulevardi kryesor i kryeqytetit të Shqipërisë është kthyer në një lum plot me njerëz ku fundi nuk i duket, dhe ku të gjithë kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe largimin e qeverisë së tij.

Që nga kryeministria e deri tek ‘Skëndërbeu’ sheshi është i mbushur plot me njerëz që kërkojnë largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike e shkuarjen në zgjedhje të drejta e të lira.

Siç edhe mund ta shikoni në pamje, pjesëmarrja në ditën e 21 të protestës qytetare është aq masive sa bulevardi nuk i zë të gjithë njerëzit.