VIDEO/ Shpërthejnë golat në pjesën e dytë, si ndryshon rezultati në Holandë-Suedi
Po luhet një ndeshje spektakolare në Botërorin 2026, ku Holanda po dominon totalisht përballë Suedisë me rezultatin 4–1 në minutën e 59-të.
Pjesa e dytë nisi me ritëm të frikshëm për “Tulipanët”, të cilët nuk lanë asnjë hapësirë për reagim.
Në minutën e 47-të, Cody Gakpo shënoi golin e tretë pas një asistimi të Denzel Dumfries, duke e çuar rezultatin në 3–0.
Vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 54-t, Gakpo realizoi sërish me një goditje të fuqishme nga distanca, duke kompletuar një paraqitje të jashtëzakonshme personale dhe duke e thelluar në 4–0 epërsinë holandeze.
Suedia arriti të gjejë golin e nderit në minutën e 59-të me Anthony Elanga, pas një aksioni të bukur kolektiv, duke ngushtuar përkohësisht shifrat në 4–1.
Cody Gakpo është pa diskutim ylli i ndeshjes deri tani, me një performancë vendimtare që ka vulosur dominimin e plotë të Holandës në këtë sfidë.
Golat
(VIDEO)