VIDEO/ Protestuesi: Edi Rama nuk na përfaqëson më ne, nuk përfaqëson diasporën, dorëhiqu

Mijëra shqiptarë nga diaspora i janë bashkuar protestës qytetare sot në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës.

Një prej folësve, i ardhur nga diaspora duke folur në shesh kërkoi largimin e Edi Ramës, sepse askush nuk e do më.

Turma: Rama ik! Rama ik!... Ju vjen fundi! Ju vjen fundi! Ju vjen fundi!

Protestues nga Diaspora: Organizatorët e diasporës kanë udhëtuar mijëra kilometra për të qenë këtu prezent.  

Turma: Poshtë komunizmi! Poshtë komunizmi!

Protestues nga Diaspora: Diaspora është ngritur në një zë në të gjitha qytetet e Europës, nga Londra, Gjermania, Italia dhe kërkojnë me një zë: dorëheqjen e Edi Ramës!

Edi Rama nuk na përfaqëson më ne! Edi Rama nuk përfaqëson diasporën, nuk përfaqëson më popullin shqiptar!

Dorëhiqu!

Largohu! Faleminderit!