VIDEO/ Protestës nuk i duket fillimi e as fundi, dhjetëra mijëra shqiptarë në shesh, kërkojnë largimin e Edi Ramës
Mijëra e mijëra shqiptarë nga Shqipëria dhe diaspora janë mbledhur në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.
Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar mijëra protestues nga diaspora i janë bashkuar sot qytetarëve dhe të rinjve që protestojnë prej 21 ditësh në Tiranë.
Siç edhe mund të shihet në video, edhe pse bulevardi është mbushur plot, lumi i njerëzve që i bashkohen revoltës qytetare nuk ndalet.