Protesta/ ‘Rama jepe dorëheqjen deri më 21 qershor!' Mijëra shqiptarë dhe diaspora para kryeministrisë

Ora 18:00 Lumi i Shqiptarëve marshoi drejt kryeministrisë me thirrjet 'Rama jepe dorëheqjen! Rama jepe dorëheqjen! 

Sot në ditën e 21-të të protestës, për të kërkuar shqipërinë e re është bashkuar dhe diaspora nga e gjithë bota.

Janë me mijëra dhe bulevardi oshëtin nga thirrjet ‘Rama jepe dorëheqjen!’, ‘Rama jepe dorëheqjen!’ dhe flamujt kuq e zi.

Shqiptarët u bashkuan tek sheshi 'Skënderbej' dhe marshimi vijoi përgjatë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ për tu ndalur tek godina e kryeministrisë ku do të thërrasin edhe atje “Rama jepe dorëheqjen’

Protuestuesit kanë në dorë një pankartë të gjatë ku shkruhet 'Edi Rama jepe dorëheqjen deri më 21 qershor 2026.

Ndërsa një protestues me megafon përsëriti kërkesën: Rama jepe dorëheqjen, dhe qeveri teknike.

Vij nga Gjermania, kam 28 vite që jetoj aty. Edi Rama jepe dorëheqjen. Ti nuk je kryeministri im e as shqiptarëve të vërtetë. Ne jemi diaspora do japim jetën për Shqipërinë” thotë një shqiptare emigrante në Gjermani.