Autokolona më makina kalon poshtë zyrës së Ramës/ Me mijëra shqiptarë kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit

Autokolona e protestuesve e përbërë nga qindra makina, ka hyrë në kryeqytet. Flamujt e shpalosur në xhamat e makinave kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve të cilët po i bashkohen protestës së madhe.

Sot është paralajmëruar protesta më e madhe mbarëkombëtare dhe pritet një pjesëmarrje si kurrë më parë.

Autokolona ka udhëtuar prej disa ditësh nga Londra e qytete të tjera të Europës drejt Tiranës për tiu bashkuar protestës për të kërkuar dorëheqjen e Ramës.