VIDEO/ Përlotet vogëlushi: Jam i vogël por e kuptoj ç’po ndodh! E gjithë bota po na ndihmon

Një djalë i vogël përlotet për protestat masive që po zhvillohen kundër qeverisë, është bërë viral në rrjete sociale.

Vogëlushi shprehet se ndonëse është i vogël, e kupton shumë mirë se çfarë po ndodh në vend.

Ai thotë se ndihet i lumtur që mijëra emigrantë po i bashkohen revoltës qytetare, që tani ka hyrë në ditën e 21-të, ndërsa thekson se kur bëhen të gjithë bashkë, çdo gjë shkon me sukses dhe se qeveria mund të mundet.

‘Po qaj me lot gëzimi sepse më në fund po rregullohet vendi, vendi ku ti ke lindur. Gëzim për mua. Jam akoma i vogël por e kuptoj se çfarë ka ndodhur. 

Nuk është e drejtë për njerëzit çfarë ka bërë Rama. Gëzohem kur shoh njerëz së bashku që po vijnë dhe bëjnë diçka.

Nuk jemi vetëm ne, por e gjithë bota që po na ndihmo.

Kënaqem kur i sheh të gjithë së bashku. Mos u dorëzoni sepse çdo gjë që bëhet me njëri-tjetrin del me sukses. Duhet të jemi të gjithë bashkë që ta mundim atë problem.’, u shpreh ai.