Zhduket e mitura nga Gramshi, familjarët apelojnë për ndihmë për gjetjen e 13-vjeçares
Familjarët e një vajze 13-vjeçare nga zona e Gramshit kanë ngritur alarmin për zhdukjen e saj dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj.
Bëhet fjalë për Amelja Mesitin, 13 vjeçe. Sipas familjarëve, ajo është larguar nga banesa më 2 qershor, rreth orës 10:00 të paradites, dhe që prej asaj kohe nuk është kthyer më në shtëpi. Ata thonë se nuk kanë asnjë kontakt apo informacion mbi vendndodhjen e saj.
Familja bën me dije se rasti është denoncuar në Komisariatin e Policisë Gramsh, ndërsa deri më tani nuk ka pasur zhvillime që të çojnë në gjetjen e së miturës.
Të afërmit apelojnë për ndihmë nga qytetarët dhe nga kushdo që mund ta ketë parë vajzën ose të ketë informacion mbi lëvizjet e saj pas ditës së zhdukjes.
Për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Amelja Mesitit, familjarët kërkojnë të kontaktohen në numrin e telefonit +355 69 308 4275.