‘Profecia’ e një të 'arratisuri'…
Ish-numri 2 i Edi Ramës, Arben Ahmetaj, i larguar nga Shqipëria për shkak të përndjekjes politike, në intervistat e tij denoncuese në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, ka “profetizuar” atë që po ndodh sot në Shqipëri.
Denoncimet e Ahmetajt për kriminalizimin e shtetit, kapjen e ekonomisë dhe reagimin e shqiptarëve po e shohim sot në të gjitha sheshet e Shqipërisë dhe Europës ku ka shqiptarë, aty ku buçet thirrja: “Rama jepe dorëheqjen”.
Më poshtë deklaratat e Ahmetajt në Syri Tv
Ndër vite 21 pastaj 20, 21, 22, 23, 24, 25 nuk është se i ka dorëzuar shtetin krimit të organizuar. Ky e ka kthyer shtetin privat në dorë të karteleve. Zoti Peka, paraja, paraja e drogës ka larguar klasën, e ka masakruar klasën e mesme në Shqipëri. Kur ju thoni s'ka njerëz, paraja e drogës është nëna e të gjithë të këqijave në atë vend. Që nga deformimi i ekonomisë, që nga deformimi social, që nga deformimi kulturor, që nga deformimi politik. Kjo Shqipëri i përket Edi Ramës. Shqipëria e frikës, Shqipëria kartel droge, është Shqipëria e Edi Ramës. Janë më të pasur, janë më të fortë, janë më të strukturuar, janë më violentë, janë të internacionalizuar dhe janë dhe të pushtetëzuar. Krimi i organizuar në Shqipëri i ka të gjitha këto sot. Se ka njerëz në kupolën e policisë, njerëz në qeveri, njerëz në parlament. Trashëgimia që ka për të pasur është krimi i organizuar dhe kartelet. Është kryeministri që mbolli, lulëzoi, krijoi, internacionalizoi, pushtetëzoi, pasuroi, krimin e organizuar dhe kartelin’.
Janë marrë me mua qyqet, është në kërkim ndërkombëtar dhe ndërkohë nuk merren aty me kërmën që është bërë. Është bërë kërma, është kancerizuar trupi i Shqipërisë, ka nevojë për kimio. Ka nevojë për kimio dhe kimio duhet t'i referohet njërit nga neneve të Kushtetutës Amerikane: kur qeveria është kundër popullit, populli merr në dorë fatet e veta. Ka Kushtetuta. Mos të tallet ky me shqiptarët. Njërit i thotë, 'ne kemi bërë punë spektakolare se kemi vjedhur 100', 'juve jeni çyryk, juve jeni dibran, juve jeni kazan, juve jeni bakllavaxhinj, juve jeni teneqexhinj'. Ky batutaxhiu. Nuk është kjo Shqipëria. Më vjen... kam edhe një trishtim në raport me jetën time se i besova, edhe punova shumë, unë punova për Shqipërinë. Por është çdo gjë e rreme, sepse më është rrënuar jeta ime në raport me objektivat që kam pasur me vendin.