", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/June/20/auto_image1781960885.webp", "width": 1245, "height": 700 } }

Dua Lipa zbulon pamjet e para nga dasma madhështore me Callum Turner: momentet që mahnitën fansat

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë për herë të parë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale fotografi nga dasma e saj madhështore me aktorin Callum Turner.

Çifti i njohur i kanë dhënë fund beqarisë në një ceremoni intime të zhvilluar në Londër, përpara se të festonin dashurinë e tyre me një dasmë luksoze që ka zgjatur tre ditë në Sicili. Festa madhështore ka mbledhur pranë tyre familjarë, miq të ngushtë dhe shumë emra të njohur nga bota e artit dhe showbiz-it.

Deri më tani, detajet e kësaj ceremonie ishin mbajtur larg syrit të publikut, por Dua Lipa ka vendosur të zbulojë disa nga momentet më të veçanta të ditës së saj të madhe. Në fotografitë e publikuara, këngëtarja shfaqet për herë të parë e veshur me vellon e bardhë, duke tërhequr vëmendjen e fansave me elegancën dhe paraqitjen e saj mbresëlënëse.

Në një seri imazhesh romantike, Dua dhe Callum Turner shihen pranë njëri-tjetrit, duke shkëmbyer vështrime plot dashuri dhe duke pozuar në momente intime para kamerës. Çifti dukej më i lumtur se kurrë, ndërsa fotot pasqyrojnë atmosferën magjike të festës së tyre të dasmës.

Për këtë ditë të veçantë, Dua Lipa kishte zgjedhur një fustan të bardhë elegant, të zbukuruar me detaje të imta me gurë dhe me shpinë të hapur, duke theksuar stilin e saj të kuruar deri në detaje.

Me një paraqitje që rrezatonte elegancë dhe finesë, artistja shqiptare ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë shpërthyer në komente dhe urime për çiftin në këtë moment të rëndësishëm të jetës së tyre.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)