Thirrjet në protestë/ Berisha: Njerëz të damkosur, të gatshëm për çdo shpifje ndaj Sali Berishës
Xhovi Nikolli: Doktor, Zoti të dhëntë shëndet dhe jetë të gjatë. A keni menduar se këto partiçkat e vogla që çirren me Salianjin, që po çojnë njerëz për të sulmuar juve dhe Partinë Demokratike, a mendoni se po ju dëmtojnë? Dhe kur do të dalin emrat për kandidatë për kryetar bashkie?
Sali Berisha:
Mendoj se ata janë njerëz të damkosur, të cilët janë të gatshëm për çdo shpifje ndaj Sali Berishës dhe asgjë.
Nuk harroj ndonjëherë kur bëheshin konferenca shtypi te Mali i Tiranës për të lidhur Sali Berishën me Malin e Tiranës.
U them atyre faqezinjve shkoni merrni dosjen tani shihni lidhjet e Sali Berishës me Malin e Tiranës. Domethënë, gënjeshtra e tyre është më e madhe se Mali i Tiranës sot.
Natyrisht bëjnë vetëm një gjë, përpiqen të ngjyrosin kauzën madhështore, me gojët e tyre të pista përpiqen të ngjyrosin kauzën madhështore të protestës hyjnore qytetare dhe asgjë tjetër.
Po për kryetar bashkie?
Sali Berisha:
Përgatitjet do fillojnë menjëherë. E keni shumë të drejtë shqetësimin, do fillohet menjëherë.