Merz: Buxheti i BE-së 2028-2034 i papërballueshëm

Kancelari gjerman Merz i konsideron propozimet aktuale të buxhetit të ardhshëm të BE-së të papërballueshme. Qëndrimin e Merzit e mbështet edhe Holanda.

Komisioni Evropian paraqiti propozimin për buxhetin e BE-së për vitet 2028 deri në 2034, i cili parashikon mbi 1.6 trilionë euro për këto shtatë vite. Në thelb bëhet fjalë për tre shtylla: bujqësia dhe zhvillimi rajonal, konkurrueshmëria, si dhe politika e jashtme dhe e sigurisë.

Pas samitit në Bruksel kancelari gjerman Friedrich Merz e kritikoi propozimin si të papërballueshëm dhe të paekuilibruar. Ky koment i tij theksoi mosmarrëveshjet brenda 27 vendeve anëtare lidhur me planin shtatëvjeçar të financimit.

Sipas Merz-it ajo që është propozuar deri tani "nuk është e realizueshme. Nuk është e përballueshme”. Në të njëjtën kohë ai bëri thirrje që negociatat për buxhetin të përparojnë më shpejt. "Dua që të arrijmë një vendim këtë vit”, tha kancelari Merz.

Gjermania është kontribuuesja më e madhe në BE

Qëndrimin e Gjermanisë, e cila është kontribuuesja më e madhe neto në BE, e mbështet edhe Holanda.

Edhe vendet e tjera anëtare dëshirojnë që negociatat për buxhetin e BE-së për vitet 2028 deri në 2034 të përfundojnë deri në fund të vitit. Megjithatë ky duket synim shumë optimist.

Irlanda, e cila merr tani presidencën e Këshillit të BE-së, është ngarkuar të paraqesë një propozim të ri./DW