Protesta qytetare/ Berisha: Që në 3 qershor i kam thënë këto që po them sot, Rama ka fshehur çdo gjë për Zvërnecin

Tos Doçi: Doktor përshëndetje. A mund ta sqaroni opinionin publik se përse në fillimet e protestës ju i dolët kundër?

Sali Berisha:

Sali Berisha: Absolutisht nuk i kam dalë kundër. Edhe do sqaroj. Fatos, më keni bërë një pyetje shumë të mirë dhe të falënderoj. 
Si është problemi? Së pari Zvërneci siç e di ti ishte paraqitur nga qeveria si një proces investim privat marrëveshje me privatët. Jemi dakord? Investim privat marrëveshje me privatët. 
Kjo ishte paraqitja nga qeveria. 
Deri këtu unë nuk mund të kisha asnjë lloj objeksioni kur një privat kërkon në përputhje me ligjin të zhvillojë pronën e tij. 
Një gjë do ju them, ajo zonë ka një histori. 
Në vitin 2014, George Soros, që kishte marrë licencë të shponte në det, u kthye dhe nguli sondat në lagunë. Dhe një nga ata që ngriti zërin më fuqishëm kundër tij ishte Sali Berisha. 
Për hir të së vërtetës në atë kohë edhe dy tre mjedisorë, askush tjetër. Dhe kur kërkuam në parlament shpjegime, na thanë se ai, meqenëse e konsideroi të vështirë shpimin në det, kërkoi të shponte në lagunë. 
Që t'i themi gjërat siç janë. Dhe nuk kishte dëmtim më të rëndë mjedisi sesa shpimi në lagunë. Së dyti, Akërnia, zonë e mbrojtur, ngjitur me Zvërnecin. 
Protestuam, ngritëm zërin fuqishëm. 
Në qoftë se është fjala për flamingot, edhe janë shumë të rëndësishëm. E them këtu, flamingot i zhduk aeroporti. E sigurtë që i zhduk aeroporti, se aty fluturojnë avionë mbi lagunë. 
Dhe sido që të sillen, laguna nuk kursehet nga fluturimi i avionëve. Nuk pati ndonjë reagim tjetër. 
Tani vijmë tek e thatë bukur ju, dy ditët e para jo më shumë, sepse sot po lexoja një shkrim të një grupi që nuk them është armiqësor, por gjysmë armiqësor ndaj Partisë Demokratike, grupi i Birn-it. 
Trashëgojnë disa prej tyre të paguar nga George Sorosi e të tjerë, dhe thoshte që Partia Demokratike reagoi, u solidarizua me datën 8. 
Unë u them këtyre zotërinjve për reagimin e solidarësisë, shkoni pak të paktën, fatmirësisht janë të gjitha të afishuara, dhe merrni pak reagimin e datës 3,  3 qershor, ku kam deklaruar këto që po deklaroj tani para jush. 
Që Edi Rama ka shkelur ligjet e transparencës, ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar. Unë në qoftë se e them këtu, çdo procedurë do ishte bërë në përputhje me ligjin. Nuk ngrihem kundër ligjit unë. Jo. Është kultura ime, është bindja ime, ndjek ligjin. 
Por konstatova që në fillim, sapo kam dënuar dhunë, mos gabohem ditë e hënë, kur kam dënuar dhunën ndaj qytetarit që u zvarrit në mënyrë shtazarake, dhe pastaj kam ndjekur. 
Me shpejtësi kam konstatuar se Edi Rama kishte shkelur çdo ligj dhe ka një ekspoze të plotë, në qoftë se dëshironi të zgjatur, në grupin parlamentar me datën 3 qershor, ku unë informoj grupin se Edi Rama ka shkelur çdo procedurë dhe se ne nuk jemi dhe nuk mund të jemi kundër investimeve të huaja në përputhje me ligjin. 
Kam deklaruar dhe deklaroj edhe sot, protesta nuk është e Partisë Demokratike dhe nuk bëjmë asnjë përpjekje për ta akaparuar protestën, nuk ka moral aty. 
Por mbështesim çdo protestë, të drejtën e qytetarëve për protestë dhe mbështesim çdo protestë. 
Dhe kemi mbështetur, me qindra dhe mijëra demokratë, ju garantoj zoti Doçi, kanë qenë edhe janë të pranishëm në këtë protestë. Pra, kjo është e vërteta. 
Pasi unë kam parë se Edi Rama kishte shkelur çdo ligj, se Edi Rama kishte bërë veprime të mashtronte, kishte dhënë lejen e zhvillimit në kundërshtim me ligjin, se kishte dhënë, më vonë doli se kishte dhënë dhe lejen e ndërtimit, dhe se i fshehte këto, atëherë sigurisht qëndrimi im ishte dënimi me forcën më të madhe i qëndrimeve të tij.