‘O festë të madhe ka Lubia!’/ Berisha publikon pamjet e festave të Ballukut
‘Skena me u pa më bashkë, skena me u pa më bashkë’.
Këto rreshta të një kënge të njohur shqiptare janë kënduar në një nga festat luksoze të organizuara në fundvit nga Belinda Balluku, kur ishte ministre dhe zv/kryeministre.
Këto pamje me shënimin ‘O festë të madhe ka Lubia!’ ka hedhur në faqen e tij në Facebook nga kreu i PD, Sali Berisha si një mesazh për përballjen që po ndodh në PS mes Belinda Ballukut dhe Edi Ramës.
Ky i fundit u kthye dje me urgjencë nga Gjermania që të votonte ‘Amnistinë’ për të cilën duheshin 84 vota, pasi PS nuk i bënte dot këto vota, sepse Belinda Balluku nuk po shkonte në parlament.
PS-ja aktualisht e ka humbur një deputete, Marjana Koçekun e cila është deklaruar e pavarur, ndërkohë që ligjet e Edi Ramës tani nuk i voton as Elisa Spiropali.